Takim i Hapur FASTIP - Biznes - Studentë
Ditën e Mërkurë datë 27 Tetor 2010 ora 10: 00, në ambjentet e FASTIP u mbajt Takim i Hapur "FASTIP - Biznes - Student" me qëllim vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes FASTIP-it, Bizneseve dhe studentëve.
Në takim ishin të pranishëm përfqësues të bizeseve që e zhvillojnë aktivitetin e tyre në fushën e Hoteleri - Turizmit dhe Ndërrmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.
Fjala e hapjes u mbajt nga Dekani i fakultetit Doc. Vladimir Muka. Më pas takimi vazhdoi me prezantimin e filozofisë së FASTIP nga përgejgësat e departamenteve dhe prezantimin e modelit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit nga Kancelari z. Mentor Isufaj. Të pranishmit në takimin e hapur u njohën dhe me mbështejen gjermane që ofrohet në FASTIP nga ekspert të CIM dhe GOPA.
Në takim u shkëmbyen përshtypje mbi eksperiencën e deritanishme të bashkëpunimit nga përfaqësues të bankave dhe studentëve.
Në fund takimi u organizua në formën e diskutimit të lirë mes palëve.