Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NJOFTIME
  • 31.10.2011

    Data e fillimit të mësimit

    me shume
  • 05.10.2011

    Kalendari Akademik 2011-2012

    me shume
WEBMAIL

E-Mail

Password

Ceremonia e diplomimit të studentëve

Të martën më datë 13 shtator 2011, ora 18:00, në ambjentet e Tropikal Resort,  Durrës, u mbajt ceremonia e diplomimit të brezit të parë te studentëve të FASTIP-it.

Ishin të pranishëm në këtë ceremoni: Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj, Minstritri i Teknologjisë dhe Inovacionit z. Genc Pollo, përfaqësuesi i  Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, z. Harald Schindler, përfaqësues të GIZ, pushtetit vendor  të Durrësit, etj.

 Gjatë ceremonisë u nënshkruhan edhe kontratat e punës për të gjithë studentët që u diplomuan me bankat ku ata kanë kryer praktikën profesionale, përkatësisht me BKT dhe Bankën Credins. Kontratat u ndanë personalisht nga Drejtori i Përgjithshëm i BKT-së z. Seyhan Pencapligil dhe Drejtori i Përgjithshëm i bankës Credins z. Artan Santo.

Pozicionet e punës që u ofrohen studentëve në bankë, bazohen në performancën e tyre akademike dhe praktike gjatë tre viteve të studimit.