Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NJOFTIME
  • 31.10.2011

    Data e fillimit të mësimit

    me shume
  • 05.10.2011

    Kalendari Akademik 2011-2012

    me shume
WEBMAIL

E-Mail

Password

"Work and Study" Edicioni II

Në datat 7 -9 tetor 2011, FASTIP merr pjesë në Edicionin II të panairit “Work and Study”  të organizuar nga  Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në ambjentet e  Pallatit të Kongreseve në kryeqytet.

Në këtë panair merrnin pjesë universitete private Shqiptare, Universitete të huaja, Banka,  agjensi të ndryshme punësimi dhe kompani të ndryshme shërbimesh vendase dhe të huaja.      Në ceremoninë e hapjes ndër të tjerë ishin të pranishëm  z. Ettore  Sequi,  Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Nasip Naço, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës,  znj. Nora Malaj, zv/Ministre e Arsimit dhe Shkencës etj.

 

Edhe këtë edicion pjesëmarrja e FASTIP-it në këtë panair u mundësua falë mbështetjes së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë nën kujdesin e veçantë të  kryetarit Z. Nikolin Jaka. Në mbyllje të këtij panairi  perveç promovimit të fakultetit u arritën dhe rezultate konkrete  bashkëpunimi.

 

Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën ishte i vetmi universitet publik që mori pjesë në këtë aktivitet falë mbështetjes së Dhomës  së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.