Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NJOFTIME
  • 31.10.2011

    Data e fillimit të mësimit

    me shume
  • 05.10.2011

    Kalendari Akademik 2011-2012

    me shume
WEBMAIL

E-Mail

Password

Panairi

Në datat 17 -19 Shtator 2010 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, organizoi në ambjentet e Pallatit të Kongreseve  panairin ‘’Work and Study’’. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm, Universitete private Shqiptare, agjensi punësimi dhe kompani të ndryshme shërbimesh. Në ceremoninë e hapjes ndër të tjerë ishin të pranishëm znj. Nora Malaj, zv/Ministre e Arsimit dhe Shkencës dhe znj. Filloreta Kodra zv/ministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

 

Pjesëmarrja e FASTIP-it në këtë panair u mundësua falë mbështetjes së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë nën kujdesin e veçantë të  kryetarit Z. Nikolin Jaka.  Gjatë konferencës së mbajtur mbi këtë panair , vëmendje të veçantë iu kushtua promovimit të FASTIP-it, si risi në Arsimin e Lartë Publik Shqiptar. Gjatë fjalës së tyre pjesëmarrësit në konferencë theksuan suksesin e deritanishëm midis sektorit publik dhe atij privat që siguron Fakulteti  Studimeve të Integrura me Praktikën. Në mbyllje të këtij panairi  perveç promovimit të fakultetit u arritën dhe rezultate konkrete  bashkëpunimi.       

                                                                                          

Universiteti i Durrësit me Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën ishte i vetmi universitet publik që mori pjesë në këtë aktivitet falë mbështetjes së Dhomës  së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.